Përkeqësohet situata humanitare në Jemen

Përfaqësuesi i Fondit të Fëmijëve të OKB-së (UNICEF) në Jemen e quajti situatën humanitare në këtë vend, një gjendje katastrofike dhe deklaroi se sistemi i kujdesit shëndetësor jemenas është shkatërruar nga sulmet e Sauditëve.

Meritxell Relano, të premten tha se 500,000 jemenas janë diagnostikuar me kolerën në Jemen, gjysma prej të cilëve janë fëmijë. Zëdhënësi i UNICEF në Jemen shtoi se shumë fëmijë të Jemenit janë vrarë ose plagosur në sulmet e regjimit saudit. “Është shumë e vështirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Jemen,” tha Meritxell Relano, duke shtuar se gjysma e qendrave të trajtimit mjekësor jemenas nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime për pacientët dhe të plagosurit e sulmeve të Arabisë për shkak të mungesës së medikamenteve, pajisjeve, objekteve, mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike. Agresioni i armatosur i Arabisë Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa regjimeve rajonale arabe, ka rezultuar me vdekjen e më shumë se 12,000 njerëzve në Jemen, plagosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve, zhvendosjen e miliona jemenasve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së këtij vendi. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite ndaj vendit të varfër, Jemenit, gjithashtu ka shkaktuar mungesë të theksuar në ushqime, medikamente dhe pajisje mjekësore dhe ka çuar në përhapjen e sëmundjeve të shumta si kolera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne