Përkrahësit e YPG/PKK ushtrojnë dhunë edhe jashtë shtetit

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që ka mbetur me shpatulla pas muri falë operacionit Burimi i Paqes, filluan veprimtaritë e dhunës jashtë shtetit.

Përkrahësit e YPG/PKK, që nxjerrin si pretekst operacionit “Burimi i Paqes” marshuan drejt Ambasadës së Turqisë në Bern të Zvicrës.

Ata nuk përfillën paralajmërimin e policisë dhe e sulmuan atë me gurë dhe shkopinj si dhe dëmtuan ndërtesat përreth. Policia i shpërndau ata duke përdorur ujë me presion dhe shkop gome.

Simpatizuesit e terrorit gjithashtu nuk qëndruan urtë as në Belgjikë.

Grupi i mbledhur në sheshin e qytetit të Liege sulmoi turqit me thika dhe mjete të mprehta.

Dy të rinj të lënduar u dërguan për mjekim në spital.

Përkrahësit e organizatës separatiste terroriste sulmuan edhe shoqatën turke në qytetin Villingen-Schwenningen të Gjermanisë dhe një dyqan turk në Nuremberg.

3 shtetas turq u plagosën për shkak të këtyre sulmeve.

Turqit reaguan ndaj policisë, që toleron përkrahësit e organizatës terroriste dhe protestat e tyre pa leje.

Edhe në Hungari, përkrahësit e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që donin të protestonin përpara ambasadës së Turqisë në Budapest të Hungarisë u penguan nga turqit, që jetojnë në këtë vend.

Falë tubimit me flamur të turqve, përkrahësit e organizatës terroriste u detyruan të largohen.

Edhe në Izrael, një grup organizoi protestë në mbështetje të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe kundër operacionit “Burimi i Paqes”, që ka për qëllim të eliminojë korridorin terrorist që kërkohet të krijohet në kufirin jugor të Turqisë dhe të sjellë paqen në rajon.

Grupi i përkrahësve të organizatës terroriste u mblodh në sheshin Tsarfat/Paris në Jerusalemin Perëndimor dhe hodhi slogane kundër Turqisë.

Anëtarët e grupit, që mbanin në duar flamur të YPG dhe Izraelit, krahas sloganeve mbështetëse për organizatën terroriste hodhën slogane që kishin në objektivë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Grupi mbështetës i organizatës terroriste u shpërnda pasi bëri një deklaratë për shtyp./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne