Përkthyesja e FBI-së martohet me militantin e ISIS-it

Një përkthyese e FBI-së e cila udhëtoi për në Siri në vitin 2014 për të hetuar një militant të ISIS-it, ka dalë e pabesë duke u martuar me terroristin, njoftoi CNN.

Daniela Greene thuhet se e gënjeu FBI-në për vendin ku ishte drejtuar dhe e paralajmëroi bashkëshortin e saj të ri se ai ishte nën hetim.

Greene nuk është martuar me ndonjë terrorist të zakonshëm. Ai është Denis Cuspert, një rreper gjerman i cili u bashkua me ISIS-in.

Cuspert është bërë një rekrutues shumë influent në internet për grupin militant. Kjo ka shkaktuar që ai të vihet në radar të autoriteteve kundër terrorizmit në dy kontinente.

Ai njihet si Abu Talha al-Almani në Siri. Cuspert ka lavdëruar Osama bin Ladenin në një këngë dhe ka kërcënuar ish-Presidentin e SHBA-së, Barak Obama me prerje fyti.

Ai gjithashtu është shfaqur në videot e propagandës së grupit terrorist, duke përfshirë një video gjatë së cilës ai po mbante një kokë njeriu të prerë.

ISIS u shfaq në Siri dhe Irak në vitin 2014, kur grupi terrorist ishte në gjendje të mbushte vakumin e fuqisë të krijuar nga pushtimi i Irakut dhe financimi i grupeve të militantëve në Siri nga SHBA-ja.

Grupi terrorist nisi një rekrutim aktiv në internet, duke arritur të rekrutojë mijëra njerëz nga e gjithë bota, shumë prej të cilëve nga vendet evropiane. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne