Përkundër marrëveshjes, YPG/PKK kryen sulme me snajperë

Organizata terroriste YPG/PKK sulmoi pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) në qytetin kufitar sirian Ras al-Ayn, përkundër marrëveshjes midis Turqisë dhe SHBA-së.

Terroristët shënjestruan ushtarët e SNA-së pavarësisht marrëveshjes Turqi-SHBA të arritur të enjten për pauzimin e operacionit “Burimi i Paqes” për tërheqjen e terroristëve nga zona e sigurt e planifikuar brenda 120 orësh.

YPG/PKK sulmoi ushtarët e SNA-së me snajperë dhe plagosi tre prej tyre.

Ushtarët e plagosur u sollën në rrethin Akçakale të provincës Şanlıurfa të Turqisë për trajtim.

Terroristët e YPG/PKK kryen 14 sulme në 36 orët e fundit, ndërsa Forcat e Armatosura të Turqisë kanë zbatuar plotësisht marrëveshjen për krijimin e zonës së sigurt, tha më herët Ministria turke e Mbrojtjes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne