Përleshje e armatosur në Meksikë, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes së armatosur në shtetin Guerrero në jug të Meksikës.

Zyrtarët e shtetit Guerrero njoftouan se në rajonin Tepochica mes sulmuesve të armatosur dhe ushtarëve ka ndodhur një përleshje, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën një ushtar dhe 14 civilë.

Më tej zyrtarët bëjnë të ditur se përleshja e armatosur në Guerrero ka ndodhur në të njëjtën ditë me sulmin në qytetin Aguililla të shtetit Michoacan që ndodhi të hënën ku humbën jetën 13 policë.

Ndërkohë në Michoacan janë dërguar 80 ushtarë dhe një helikopter./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne