Përleshje mes palestinezëve dhe forcave sioniste në Gaza

Nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave të regjimit sionist në Khan Junes në jug të rripit të Gazës, 2 palestinezë së bashku me 7 punonjës të urgjencës së Gazës, janë plagosur.

Ashraf Gedare, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Gaza ka thënë se 7 punonjësit e urgjencës së këtij qyteti janë lënduar rëndë për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga forcat e regjimit sionist. Përvec dëmeve në njerëz, forcat e regjimit sionist kanë shkatërruar edhe disa ambulanca. Vlen të theksohet se që nga nisja e Intifadës së Kodsit në vitin 2015 e deri tani, regjimi sionist ka martirizuar 300 palestinezë dhe ka plagosur e arrestuar me qindra të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne