Përleshje në Xhamu Kashmir, 4 të vdekur

Në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë si pasojë e një përleshjeje mes forcave indiane të sigurisë dhe atyre të rezistencës në rajon humbën jetën 4 persona.

Sipas lajmit të agjencisë indiane “Press Trust of India” (PTI), një përleshje ka ndodhur mes forcave të rezistencës dhe forcave të sigurisë gjatë një operacioni i cili vazhdon në zonën Batote në rajon.

Në përleshje humbën jetën 3 pjesëtarë të rezistencës dhe 1 ushtar indian ndërkohë që forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Heqja e statusit të veçantë të Xhamu dhe Kashmirit

India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu Kashmirin në territorin e dy njësive.

Pas këtij vendimi të administratës së New Delhit, forcat indiane të sigurisë në rajon intensifikuan operacionet e rendit publik dhe presionet ndaj popullatës civile në Xhamu Kashmir, prenë linjat e komunikimit dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e partive lokale në rajon, përfshirë ish-kryeministrat Faruk Abdullah, Omar Abdullah dhe Mehbuba Myfti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne