Përleshje në Xhamu Kashmir, disa të vdekur

Të paktën tre kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë.

Sipas lajmeve në mediat e vendit, zyrtarët njoftuan se në Pulvama ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, pasi forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Pretendohet se kryengritësit e vrarë janë anëtarë të organizatës Hizbul Mujahideen.

Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit

India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne