Përleshje në Xhamu Kashmir

Të paktën 3 kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë.

Sipas lajmeve në mediat e vendit, zyrtarët njoftuan se në rajonin Pazalpora të Anantnag, ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve.

Në përleshje janë vrarë tre kryengritës, ndërsa forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll rajonin.

Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit

India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Pas vendimit forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit, si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne