Bota

Përleshje të ashpra mes palestinezëve dhe forcave ushtarake sioniste

Burimet informative kanë njoftuar për përleshje të ashpra mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se përleshjet mes qytetarëve palestinezë dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan po vazhdim për disa ditë me radhë pas vendimit të presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Këto përleshje të ashpra kanë vazhduar edhe në orët e para të së martës në qytetet Bejt Lahm, Bejt Ajnun dhe Al-Khalil. Ndërkohë kanali televiziv ka raportuar se në këtë përleshje janë arrestuar 12 palestinezë në mesin e tyre edhe disa fëmijë. Grupet palestineze të martën gjithashtu e kanë shpallur ditë të irritimit dhe kanë ftuar popullin palestineze për tu përballur me forcat ushtarake të regjimit sionist.

Në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës gjatë disa ditëve të fundit janë zhvilluar protesta të gjera dhe është deklaruar irritomi i popullit palestinez ndaj vendimit të presidentit amerikan rreth Kudsit./ PT