Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpërthyen në të qeshura kur LSI doli forca e parë në renditjen e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit. I ndihmuar nga fati i fillestarit, për Petrit Vasilin nuk është dashur shumë mundim, që ta mbajë premtimin e dhënë para anëtarëve të LSI. Goglat e KQZ e kanë nxjerrë të parën LSI-në. Premtimi për të dalë forcë e parë përsëritet vazhdimisht nga përfaqësuesit e LSI, të cilët thonë se ky është një shans për Petrit Vasilin kryeministër. Në renditje, Partia Socialiste u rendit e dyta, ndërsa Partia Deomkratike, e gjashta.
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2025/01/photo_2025-01-22_14-27-26.jpg?fit=300%2C169&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2025/01/photo_2025-01-22_14-27-26.jpg?fit=300%2C169&ssl=1)