Përmbyset autobusi i shkollës në Gjermani/ Dy nxënës humbin jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë

Dy nxënës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani.

Sipas policisë, është raportuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku një autobus shkollor me 22 fëmijë të moshës 8-11 vjeç ka rënë në një hendek dhe është përmbysur disa herë.

Sipas mediave të huaja në vendin e ngjarjes mënjëherë kanë arritur ekipet e urgjencës ndërsa zëdhënsja e policisë Alexandra Hoodt është shprehur se janë plagosur rëndë edhe 5 femijë të tjerë ku aktualisht ndodhen në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.

Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.

Ndryshe, ky është aksidenti i dytë me autobus të një shkolle në të njëjtën ditë në Gjermani.

Në Bavari, nëntë fëmijë u lënduan kur një autobus shkollor doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Për fat të mirë, nga ky aksident nuk ka ndonjë të lënduar rëndë.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne