Përmbyset ngjarja, mediat turke nxjerrin version tjetër për rrëzimin e avionit grek (video)

Ndërkohë që grekët pretendojnë se avioni i tyre luftarak Mirage 2000-5, prodhim francez, u rrëzua për shkak të një problemi drejtimi, mediat turke kanë një version tjetër.

Sipas Hurriyet, aksidenti i avionit grek ndodhi pasi ata patën një rivalitet në ajër me avionët turq F-16.

Ngjarja sipas mediave turke ndodhi për shkak se dy avionë grek kishin shkuar për të ndjekur avionët turq, të cilët sipas grekëve kishin hyrë në hapësirën ajrore të tyre.

Gjatë këtij incidenti në ajër, raporton Hurriuet, avioni Mirage 2000-5 i Greqisë u përplas me detin duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së pilotit.

Ndërkohë, në një reagim të mëpasshëm, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke theksoi se në zonën ku ka ndodhur aksidenti nuk ka patur avionë luftarak turq.

Nga ana tjetër, grekët pretendojnë se avioni ra për shkaqe të problemeve në drejtim pasi ata po fluturonin shumë ulët.

Aksidenti ndodhi në orën 12:15 me orën lokale, kur dy avionë ishin duke u përgatitur për t’u ulur në bazën e tyre në ishullin Skiros, kur papritur njëri prej tyre, pikërisht lideri i misionit u zhduk nga radarët duke rënë në det, raporton Albeu.com.

Në zonë janë duke patrulluar mjaft anije dhe helikopterë shpëtimi me qëllim lokalizimin dhe rekuperimin e trupit të pilotit, i cili është shpallur i humbur.

Për herë të fundit, një aksident me avionë në Mesdhe kishte ndodhur një vit më parë (shih videon) ku një avion italian u rrëzua gjatë në shoë në ajër.

 

 

 

 

 

 

 

BURIMI: http://www.onalert.gr/stories/ptwsh-mirage-2000-ti-apanta-tourkia-peristatiko/64720

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne