Përmbyset një varkë peshkimi në Durrës/ Shpëtohet një peshkatar, vijojnë kërkimet në det për një tjetër

Një varkë peshkimi është përmbysur në detin e Durrësit. Brenda ndodheshin dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.

Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

Video Player

00:00
00:39

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne