Përmbytet varka me muslimanë të Arakanit, 12 të vdekur

Si pasojë e përmbytjes së varkës me muslimanë të Arakanit, të cilët përpiqeshin të iknin nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe të budistëve fanatikë për në Bangladesh, humbën jetën 12 persona, prej të cilëve 10 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në një deklaratë nëpërmjet rrjeteve sociale tha se varka me muslimanë të Arakanit për të mbërritur në Bangladesh përpiqej të kalonte lumin Naf në kufi të Mianmarit dhe Bangladeshit. Por, varka u përmbyt në orët e mbrëmjes në afërsi të Shah Porir Dwip, që ndodhet në pjesën e Bangladeshit të lumit Naf.

Në punimet e kërkim shpëtimit u gjet trupi i pajetë i 12 muslimanëve të Arakanit, prej të cilëve 10 janë fëmijë. Ekipet e kërkim shpëtimit shpëtuan 13 persona.

Vazhdojnë punimet për shpëtimin e 25 personave të tjerë.

Varkat me të cilat muslimanët e Arakanit përpiqen të ikin në Bangladesh nëpërmjet lumit Naf, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ose marrjes së numrit të madh të personave, përtej kapacitetetit të tyre, shpesh përmbyten.

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar kundër militantëve të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne