Përmbytje nga shirat në Vietnam, 22 ushtarë rezultojnë të zhdukur

22 ushtarë në Quang Tri, në Vietnam rezultojnë të zhdukur.

Kushtet e këqija atmosferike kanë përfshirë Azinë Juglindore, e cila po përballet me përmbytjet më të këqija të ndodhura ndër vite.

Që nga fillimi i tetorit shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje duke shkaktuar 64 viktima në Vietnamin qendror.

Ndërkohë sipas autoriteteve, edhe në ditët në vijim pritet që zonat të përfshihen nga rrebeshe shiu.

“Rrëshqitja e dherave ka përfshirë kazermat njësisë së Rajonit të 4-Ushtarak të Vietnamit,”- njoftoi qeveria, pasi humbën jetën 13 persona, prej të cilëve shumica ishin ushtarë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Vietnam, Phan Van Giang deklaroi se situata është serioze.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar persona e bllokuar. Ndërkohë edhe 15 punonjës të ndërtimit rezultojnë të zhdukur.

Sakaq meteorologët në Vietnam paralajmëruan se rrebeshet e shiut pritet të vijojnë deri të mërkurën./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne