Shqiperia

Përmbytjet bëjnë bashkë opozitën dhe qeverinë

Situata e përmbytjeve ka bërë bashkë qeverinë dhe opozitën shqiptare. Përfaqësues të partive kryesore në vend janë bashkuar këtë paradite në qytetin e Fierit, ku gjendja paraqitet tepër e rënduar, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, aty pritet të mbërrijë dhe kryeministri Edi Rama.