Përmbytjet/ Ministrja tregon shkollat ku pezullohet mësimi edhe disa ditë të tjera

Moti i keq dhe shirat e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Nisur nga kjo situata, Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit në 25 shkolla, kryesisht në zonat e përmbytura.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Nikolla tha se mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.

Po kështu mësimi do pezulllohet edhe për një shkollë në Krujë.

Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të motit të keq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne