Përpjekjet e Rusisë për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë në Khan Shejkhun

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se Rusia për ta zbardhur të vërtetën e tragjedisë në Khan Shejkhunnë jug të Idlibit të Sirisë, po të bënë të gjitha përpjekjet e veta.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Ryabkov, zv/ministri i punëv e të jashtme të Rusisë, të enjten tha se tragjedia në Khan Shejkhun është një çështje e rëndësishme për Rusinë dhe për këtë arsye dhe për shkak të përmasave katastrofale të të kësaj tragjedie, do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje. Më parë Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të dëmtuar procesin e hetimeve në lidhje me këtë sulm me armë kimike në Siri. Vlen të theksohet se në sulmin e dyshuar me armë kimike që ndodhi me 4 prill në rajonin Khan Shejkhun të Sirisë, u vranë mbi 100 persona dhe u plagosen rreth 400 të tjerë. Pas këtij sulmi, fronti perëndimor i drejtuar nga Amerika, ka bërë përpjekje të mëdha që ta fajësojë qeverinë e Sirisë për këtë sulm, mirëpo Damasku zyrtar në mënyrë të prerë ka hedhur poshtë këto akuza./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne