Përpjekjet për arritjen e koalicionit qeverisës, Kurti takon sot Isa Mustafën

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit, midis palëve fituese ende nuk ka një koalicion qeverisës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje këtë koalicion. Siç raportojnë mediat kosovare, si fillim LDK do të mbajë një mbledhje të kryesisë në orën 11:00.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, ndërsa kanë ngelur edhe dy javë deri në seancën konstituive.(BalkanWeb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne