Përplas motorin dhe largohet, kapet shoferi i dehur

I hidhur ka qenë fati i një drejtuesi mjeti në Tiranë, i cili në gjendje të dehur ka përplasur një motor, dhe më pas është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur tek ‘Pallati me Shigjeta’. Pak pas ngjarjes shtetasi me inicialet A.N. 37 vjec, nuk është ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë personit të plagosur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E gjithë skena në fjalë është filmuar nga një drejtues mjeti, i cili ka sinjalizuar policinë për rastin.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=H7o0Vb0I8RQ]
“Ky është rasti më i mirë për të provuar besueshmërinë ? dhe faktin që nëse qytetarët ? në kohë tek ??♀ Reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të ? në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet. Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Po falë telefonatës në kohë dhe regjistrimit të ngjarjes nga ? e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua ✍ leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit ? falenderon qytetarin që dha kontributin e tij në zbardhjen e ngjarjes rrugore duke telefonuar Policinë dhe rregjistruar aksidentin rrugor. Telefono 112 për çdo emergjencë 24/7 !”, thuhet ne njoftimin e Policise.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne