Përplasen katër makina afër Rinasit, katër persona në gjendje të rëndë. Reagon Policia

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë katër persona.

Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi nga policia 

Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne