Përplasen me policinë banorët porositës të pallatit të mashtruar nga firma e ndërtimit

Pas protestës që kanë nisur prej datës 23 Qershor te prokuroria e Tiranës banorët që janë në konflikt me ndërtuesin te ‘Unaza e Re’ sot në mëngjes janë përplasur me policinë Bashkiake.

Banorët shprehen se policia bashkiake ka tentuar që t’i largojë me forcë, ndërsa përplasja ka nisur sipas tyre gjatë natës, rreth orës 03:00 deri në orët e para të mëngjesit.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë që të protestojnë para prokurorisë deri në një vendim për fatin e tyre, pasi ndërtuesi u ka marrë pronën.

Banorët konflikt me ndërtuesin për pronën
Ata deklarojnë se ndërtuesi u mori pronën për të bërë një kompleks, por më pas ai i ka mashtruar duke i lënë në rrugë.

Banorët shprehen se ndërtuesin Dritan Llanajn e kanë kallëzuar mbi 70 herë për mashtrim dhunë e presion, por ai vazhdon të jetë i lirë dhe pse i ka marrë 7 familjeve mbi 3300 m2 truall duke mos i dhënë asnjë hyrje apo dyqan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne