Përplasen tre makina në Pogradec, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur.

Policia bën me dije se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Në këtë aksident janë përfshirë makina tip “Benz” me targa AA 891 ST, mjeti tip “Volkswagen” me targa TR1101N me drejtues shtetasi A.Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një i mitur. Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne