Shqiperia

Përplasja/ Kush është gruaja e incidentit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

“Është turp, hipokrizi dhe paligjshmëri e gjithë kjo që ju po bëni. Do mbani përgjegjësi”. Teksa mediat jepnin live mbledhjen e konstituimit të këshillit Bashkiak të Shkodrës vetëm me rilindas, papritmas një grua hyri në sallë duke e prishur atmoisferën ceremoniale.

Ajo theksoi se kjo mbledhje është antiligjore dhe jashtë parashikimeve kushtetuese. Mes tjerash, ajo pohoi se organizatorët e kësaj mbledhjeje do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të gjitha aktet e ndërmarra.

Për disa caste mbledhja u ndërpre dhe të gjitha mediat e pranishme u mblodhën rreth saj për të transmetuar deklaratat cka e detyroi drejtuesen ta pezullonte ceremoninë. Më pas u mor vesh se gruaja që kishte hyrë në sallë në mënyrë klandestine ishte Kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër dhe njëherësh nënkryetarja e PD-së, Greta Bardeli ka debatuar ashpër në ambientet e brendshme të bibliotekës me përfaqësuesit e maxhorancës./ LAPSI

OPINIONE