Përplasja në KZAZ në Bushat, arrestohen 14 persona, mes tyre nën-kryetari i Bashkisë e punonjës

14 persona janë arrestuar pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme, ku protestues të opozitës hodhën bomba molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda”, në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore.

Zv. drejtoresha e Përgjitshme e Policisë së Shtetit, Aida Hanaj në një konferencë për shtyp bën me dije se mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i Bashkisë së Bushatit dhe punonjës të kësaj Bashkie.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

• Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

• Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

• Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

• Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

• Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,

• Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

• Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

• Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

• Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,

• Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,

• Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

• Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel

• Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.

• Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë

• Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë

• Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.

• Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë

• Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë

• Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.

• Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne