Përplasja në TV/ A është Zamir Mane një oligark?

Si po thellohet sot pabarazia në botë, ku vetëm 6 kapitalistët më të pasur zotërojnë gjysmën e pasurisë së globit dhe si po pëthyhet ky fenomen në Shqipëri? A po shkon vendi drejt një sitemi oligarkik të pushtetit të pakicës mbi shumicën? A janë ky grusht njerzish që mbajnë nën kontroll qeveritë dhe fabrikojnë ligje që u shkojnë për shtat vetëm atyre dhe janë në dëm të pjesës tjetër të shqiptarëve?

Biznesmeni më i njohur shqiptar, Samir Mane, është vënë përballë gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati në emisioni të “Të Paekspozuarit”, për të diskutuar për këto tema.

Në qendër të debatit kanë qenë pyetjet e nxehta nëse është ai një oligark? Nëse qëndron ai në majë të piramidës të një sistemi oligarkik? E gjithë biseda mbi një orë e 30 minuta është zhvilluar mbi këtë temë: Zamir Mane që mohonte faktin e të qenit një oligark dhe gazetarët që sillnin shembuj për të kundërtën.

Andi Bushati e vlerësoi Manen si një oligark. “Duhet të përcaktojmë termin. Oligark nuk është vetëm njeri i pasur, por edhe ai njeri që përfaqëson pushtetin e një pakice që ndikon edhe mbi qeverinë dhe mbi vendimet që kanë pasoja mbi shumicën. Unë mendoj se Shqipëria është një vend oligarkik. Mane është në majë të kësaj kulle dhe si i tillë, mendoj se ai është një oligark”, tha Bushati.

Por Mane nuk e pranoi këtë.

«Unë nuk kam marrë pjesë asnjeherë në një tender publik, asnjë koncesion, nuk kam përfituar nga asnjë lloj ligji nga qeveritë deri tani. Unë jam një bisesmen i suksesëshëm në pjesën më të madhe të aktiviteteve të mija. Unë nuk e pranoj që jam oligark, por komenti im është që fjala oligarkë në raport me biznesmet e mia nuk ngjit fare. Prezenca e kompaniteve të mia në këtë vend i kanë sjellë shtetit 40 milion euro në vit, këto të ardhura janë që i shkojnë shtetit nga kompanitë e mia.
Gazetarët kanë sjellë me shembuj ndërtimin e një kulle në Tiranë Parc Gate dhe investimin Green Coast në Palasë për të sjellë shembullin se kompanitë e Manes janë favorizuar nga qeveritë se ai ka marrë jeje në kushte kur për biznesmenës e tjerë ishte në fuqi moratoriumi i lejeve të ndërtimit dhe se ai është një nga ata që i ka qepur ligjet si një kostum « sur misure » për vete dhe se ka përfituar nga ligji i Ramës për investirorët strategjikë për të zgjidhur problemet me pronarët e tokave.

Pse u kthye Zamir Mane nga Viena në Shqipëri ?
Andi Bushati e pyeti biznesmenin Samir Mane, se përse ai la Austrinë për Shqipërinë dhe këtu gjeti parajsën, në një kohë që mijëra njerëz largohen nga ky vend.
Bushati: “Jetojmë në një vend ku sondazhet thonë se shumica kërkojnë të largohen nga Shqipëira, për të pasur një jetë më të mirë. Si ka mundësi që ju ishit mirë në Austri dhe erdhët këtu për të shumfishuar paratë tuaja, ndërkohë që të tjerët duan të ikin? Pse ky vend qenkësh i begatë për ju dhe padrejtë për shumicën e shqiptarëve ? A mos do të thotë kjo se Shqipëria është me fat vetëm për ata që kapin politikën dhe kanë mbështetjen e saj” ?

Zamir Mane: “Dhe ne jemi të surprizuar nga ky sukses që kemi arrtur. Unë kam ardhur në Shqipëri jo se jam patriot i madh, por sepse atje na Austri ku punova unë filluan reduktimin, dhe prandaj erdha në Shqipëri për të rifituar. Në Austri nuk mund të bëja dot Qendër Tregtare, këtu po, sepse nuk kishte, po kështu edhe supërmarketet. Unë ndërtova supermarket vetëm me rafte 300 mijë euro, dhe e shita 30 milion euro. Ky është suksesi im. Investimet e mia më të mëdha do të fillojnë në Maqedoni, dhe mendoj të investojë deri në 300 milionë euro, punoj në Kosovë, në shumë vende të tjera, pse kjo do të thotë se edhe në Maqedoni apo Bosnje kam mbështetje politike ? Unë mendoj se jo”.

Kush e mban peng Erion Velinë?
Sipas gazetarëve ka shumë shembuj që tregojnë se oligarkët me fuqinë e pushtetit dhe parasë së tyre ndikojnë mbi politikanët që këta të fundit të marrin vendime që shkojnë në dëm të interesit të shumicës së qytetarëve. “Politika është skllave e oligarkëve. Erion Veliaj është shembulli më i mirë për këtë. Një kryetar bashkie i cili fillimisht u thotë njerzve më jepni votën se do keni zero ndërtime në qytetin tuaj, pastaj kapet peng nga oligarkët dhë bën në praktikë të kundërtën e asaj që ka premtuar në fushatë është shembulli tipik i kapjes së shtetit. Ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave, a nuk është kjo një provë se kush e drejtron relishtë këtë vend”? – ka pyetur Bushati.

Zamir Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla. “Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”.

Mik i Berishës apo i Ramës?

Sipas Ylli Rakipit suksesi dhe pasuria e Zamir Manes lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me faktin se ai është njeriu që i flet në vesh kryeministrave dhe që ndikon në vendimarrje duke qënë miku i shtetarit të radhës, si në rastin e Berishës, po ashtu edhe të Ramës
Por, vetë Samir Mane ka thënë se për shkak të punës është takuar me kryeministrat e fundit të vendit, por e ka mohuar miqësinë me ta. “Do që të them që jam mik i Sali Berishës dhe i Edi Ramës, kur nuk jam? Puna më ka bërë që t’i takoj këta njerëz, por nuk janë miqtë e mi. Biznese me lidhje politike mund të ketë, por ky nuk është rasti im”, deklaroi ai.

Bizneset që Mane i mohon

Gjatë bisedës njeriu i shpallur si biznesmeni më i pasur i vendit mohoi kategorikisht akuzat se ai është njeriu që fshihet pas koncesionit 20 milionë eurosh të pullave fiskale. Ai mohoi gjithashtu edhe faktin që ka shqetësuar kohët e fundit ambientalistët se ai po planifikon të ndërtojë në zona të mbrojtura si laguna e Nartës apo Parku kombëtar i Butrintit. Nisur nga debate i madh që u bë në studio lidhur me ndërtimin e Green Coast në Palasë ai tha se nuk ka ndërmend të investojë më në jug të vendit për sa kohë nuk është zgjidhur njëherë e mirë problem i pronësisë.
Mane dha gjithashtu lajmin se së shpejti, çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësi të bëhet aksioner në bizneset e tij.
“Ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompania Balfin do të ketë shumë aksionerë, 10-20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia” shpalli ai në fund të emisionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne