Përplasje dhe dhunë në mbarë vendin, qytetarët ja mësyjnë KZAZ-ve, gaz lotsjellës nga policia dhe të plagosur

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama  e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Qytetarë të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë qytatarët ndodhen jashtë ambienteve të KZAZ-ve dhe shprehen se nuk tërhiqen derisa të lirohen ambientet.

Një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë. Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD u  përplasën me policinë.  Simpatizantët e PD-së i vunë zjarrin një shkolle të kthyer në KZAZ në Shkodër.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve. Po kështu edhe mbështetësit e PD hynë dhe  shkatërruan dyer e dritare në një KZAZ në  Tropojë/dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne