Përplasje mes përmbarimit dhe aktorëve të Cirkut të Tiranës

Sot paradite në kryeqytet aktorët e Cirkut të Tiranës janë përplasur me përfaqësues të përmbarimit të cilët tentojnë të çmontojnë cadrën gjigante.

Përmbarimi po tenton të çmontojë cadrën e cirkut për të ekzekutuar një vendim gjykate që i ka dhënë të drejtë një pale tjetër, por nuk mendojnë kështu aktorët.

Ata janë ngujuar në ambientet e cirkut që ndodhet pas Muzeut Kombëtar duke mos lejuar përmbarimin të ngrenë cadrën ku ata kanë performuar prej vitesh.

Sipas aktorëve përmbarimi nuk ka një leje të posaçme nga Ministria e Kulturës.

Në një lidhje direkte me report TV ku u transmetuan edhe momentet e përplasjes përmbaruesit kërkojnë që aktorët të lënë cadrën, ndërsa aktorët dhe artistët janë të vendosur për të mos u larguar.

“Në kërkojmë një godinë tjetër dhe ne nuk do të lejojmë që cadra të shkatërrohet në këtë mënyrë”shprehen aktorët.Ata kërkojnë mbrojtje nga shteti dhe nga Ministria e Kulturës.

Ndërsa përmbaruesit shprehen se kanë një vendim dhe duhet ta ekzekutojnë.

Në cadrën e cirkut ka patur edhe prezencë të policisë.

cirku
Debatet mes përmbaruesve dhe punonjësve të Cirkut Kombëtar

cirku
Punonjëset e Cirkut Kombëtar përloten 

Pas përplasjes me artistet, përmbarimi pezullon perkohesisht vendimin

Pas disa minutave perplasje dhe tension mes artisteve te cirkut dhe permbarimit, keta te fundit vendosen te pezullojne vendimin perkohesisht.

Artistet shprehen se nuk kishin dijeni per kete vendim dhe nuk kane asnje ide se ku do te shkojne.

 “Kjo tendë nuk cmontohet vetëm dëmtohet.Ka ardhur njëherë përmbaruesja. Nuk na ka thënë dikush se duhet të shkojmë diku tjetër. Nuk dimë se ku do të shkojmë.  Ne e dinim se do të riktheheshim në shtator ne ishim me leje, u njoftuam me telefon. Ministria e Kulturës  duhet të ishte në mbështetjen  tonë”, shprehen artistet per Report TV.


Ky Vendim per prishjen e cadres se cirkut  është marrë dy vjet më parë pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore nga pronari Astrit Veliaj, i cili ka blerë truallin dhe ka fituar të drejtën për të zhvendosur Çadrën e Cirkut të Tiranës.

Është hera e dytë që pëmbarimi kërkon të mbyll dyert e Cirkut Kombëtar. Këtë mëngjes drejtuesit e cirkut dhe sindikata e artistëve e kanë penguar përmbarimin, duke protestuar ndaj këtij vendimi. Hera e parë përpjkejes së përmbarimit për të marrë institucionin ishte në shkurt të vitit 2015, ku nisën disa protesta nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit të Cirkut Kombëtar të Tiranës, të cilët kërkuan mbështjen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumabro, e cila u premtoi se “Çadra e Cirkut Kombëtar do të qëndrojë në funksion të aktivitetit të artistëve, derisa ministria dhe bashkia së bashku me pronarin t’ju gjej në strehë të re.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne