Përplasjet me policinë para parlamentit, flet protestuesja: Ja kur nisën provokimet

Marsela Lekli, banore në zonën së Unazës së Re, e ftuar në Fax News foli mbi incidentet që ndodhën gjatë protestës së djeshme para parlamentit.

Lekli u shpreh se ato u provokuan nga deklarata e kryeministrit, pasi sipas saj ato kishin shkuar për të marrë një përgjigje nga Rama, ndërkohë që ai shpërtheu në ofendime ndaj tyre.

Ajo deklaroi se policia ka dhunuar fillimisht dy zonja, të cilat u tranportuan në gjendje të rëndë në spital, incident ky që sipas saj bëri që protesta të agravojë në përplasje mes policisë dhe banorëve.

Më tej Leli shton se protestuesit u provokuan dhe nga policia, ndërkohë që ato ishin aty jo për të dhunuar, por për të marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

“Siç kemi bërë dhe në ditët më parë ka qenë një protestë paqësore dhe dje ka qenë një protestë normale paqësore. Ne shkuam për ta motivuar kryeministrin, që të mërrë një vendim pozitiv ndaj nesh. Agravimi i situatës ka qenë nga provokimi i policisë. Hidhnin kapsolla nëpër këmbë. Nuk kanë qenë protestues, përderisa ne jemi në një kauzë, nuk mund të lëndojmë njëri tjetrin. Kryeministri po ofendonte dhe po shante ndërkohë. Situata doli jashtë kontrollit kur dy protestuse femra u sulmuan nga policia. Një zonjë 65 vjecare po ashtu është marrë zvarrë, ndërkohë që thuhet që ka humbur dhe një fëmijë sepse prindërit kanë qenë në protestë.

Në momentin që është bërë përplasja me polcinë njërës nga zonajt i ka rënë një kapsol dhe më tej kemi parë një zonjë që kishte rënë pa ndjenja. Ndëkrohë që një zonjë po tërhiqej zvarrë dhe i shoqi tha se policia po e dhunonte.

Ne i urojmë shërim të shpejtë polices, nuk ishte qëllimi jonë të lëndohen policët. Situata që doli jashtë kontrollit, provokimi erdhi nga kryeministri ne po prisnim përgjigje dhe ai po na ofendonte. Pastaj situata ka qenë jashtë kontrollit sepse u dhunuan dhe dy protestuese. Dhe aty situata ka dalë jashtë kontrollit.

Ne nuk kishim ndonjë synim të dhunojmë parlamentin. Ideja ishte që ne të mërrnim një konfirmin nga parlmentin dhe nga kryeministri Rama.

Ishte reagim shumë negativ nga ana e policisë përderisa zonjat u dhunuan, dhe pasdite gjithë Unaza e Re ishte mbushur me efektivë të policisë. Vija e kuqe u shkel tek dhunimi që ju bë protestuesve. Kjo ishte kundërpëgjigja e banorëve.”– u shpreh Marsela Lekli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne