‘Përrallat e Edi Ramës’, Ina Zhupa: I kërkonte Elisës të luftonte korrupsionin, lypsja që doli sheike nga bota e doganave

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka komentuar qendrimin e kryeministrit Rama për Elisa Spiropalin si një farsë duke e konsideruar fjalimin e tij si një përralla.

Teksa Edi Rama kritikonte deputeten Spiropali që nuk ka bërë sic duhet punën për të vënë në dukje personat të cilët nuk duhet të jenë në PS dhe në administratën shtetërore, të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë cështje.

“Nuk mund t’i kërkosh llogari për luftën kundër korrupsionit një femre e cila u fut në botën e doaganave si lypëse dhe doli sheike”, shkruan në Facebook zëdhënësja e PD Ina Zhupa.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk e shpeton dot veten me makiazhin qe tentoj te bente sot. I vetmi shpetim per Shqiperine eshte largimi i tij.

Duket se Rama akoma se ka marre veten nga vizita ne Gjermani. Ska dale akoma nga shoku i perplasjes ne fytyre nga gjermanet i krimit dhe korrupsionit qeveritare. U la i vetem ne mes te Berlinit duke shijuar luksin e siguruar me parate e droges dhe mundit e djerses se shqiptareve.

Sajmir Tahiri eshte makthi i Edi Rames. Sajmir Tahiri eshte simboli i qeverisjes se tij. Opozita ka nje “faj” denoncoj krimin, drogen dhe korrupsionin e Edi Rames. Nuk ia mbylli dot gojen opozites. Edi Rama nuk ia hedh me askujt, nuk e mbulon dot deshtimin e tij.

Sot tregonte perralla duke kerkuar Elises se doganes te luftote korrupsionin!!! Po Shqiperia nje nga vendet me nivelin me te larte te korrupsionit dhe te varferise eshte edhe fale faktit se : Elisa u fut ne boten e doganave si lypse dhe doli nga aty si sheike me miliona euro. U largua ti shpetonte burgut vete e te shpetonte dhe shefin me te cilin ndante parate. Per sa kohe do i shpetojne keta peshq te medhenj burgut?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne