Ne analizen me poshte Dr. Olsi Jazexhi analizon konfliktin ndermjet Iranit dhe Boshtit Islamik te Rezistences ne Lindjen e Mesme dhe boshtit anglo-amerikano-izraelit. Ai flet mbi konfliktin e diteve te sotme ku Irani ka konfiskuar nje cisterne britanike. Dr. Jazexhi tregon mbi piraterine britanike ne Mesdhe te dates 4 korrik 2019 kur flota britanike konfiskoi cisternen iraniane te naftes Grace 1 ne kanalin e Gjilbaltarit. Flitet per rrezimin e dronit amerikan Global Hawk ne 20 qershor nga Irani, embargon amerikane kunder ajatollah Hameneit ne 24 qershor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, rrezimin e dronit iranian ne 18 korrik nga luftanija USS Boxer dhe ne fund rrembimin qe iranianet i bene ne 19 korrik cisternes britanike ‘Stena Impero’ ne Kanalin e Hormuzit. Duke ditur historine agresive luftarake britanike kunder Argjentines ne luften e ishujve Falkland te vitit 1982 dhe bombardimet e Britanise se Madhe kunder Irakut dhe Libise; pyetja qe Dr. Jazexhi shtron, eshte: Pse britaniket kane frike qe te sulmojne Iranin? Ai analizon perpjekjet globale anglo-amerikane dhe te Izraelit por edhe te xhihadisteve te MEK-ut ne Shqiperi per te bere lufte me Iranin. Ne anen tjeter ai flet per mbeshtetjen qe Kina me Rusine i japin Iranit. Ai thekson qe nje lufte rajonale anglo-amerikano-izraelite kunder Iranit do te perfshije edhe Sirine, Libanin, Irakun dhe Palestinen. Kina dhe Rusia do ta perdorin kete lufte judeo-kristiane kunder Boshtit Islamik te Rezistences – per te pushtuar vendet qe Kina dhe Rusia pretendojne ne rajonet e tyre gjeostrategjike. Rusia do te pushtoje Ukrainen e ndoshta edhe Polonine, ndersa kinezet do te aneksojne Taivanin dhe perfundimi i kesaj lufte do jete i keq per boshtin anglo-amerikano-izraelit. Per kete arsye anglo-amerikanet hezitojne qe te shkojne ne lufte me Iranin!
PERSE ANGLO-AMERIKANET KANE FRIKE T’I KUNDERPERGJIGJEN IRANIT?
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Shteti i xhepistëve
March 28, 2024
Terrorizmi Shtetëror dhe Pasojat e tij
March 26, 2024
Mos e teproni, IFTAR, me lugë në brez dhe aparat në qafë
March 23, 2024