Përse Erion Velia luan rolin e Satanait të Tiranës!

Nga: Pirro Prifti

Kush e ka parë filmin ku Al Pacino luan rolin e Shejtanit tek filmi i njohur Avokati i Djallit, do të kujtonte se një nga sentencat më të preferuara të Djallit ishte fraza shkodrane: “t`u rritte mëndja!“, dhe fjala “krenaria“ ishte passëord për tu bërë njeri i keq apo i Djallit, për njerëzit që i hynin mëkatit

Kjo po i ndodh dhe derëziut Erion Veliaj, alias Lali Eri, në mandatin e tij të dytë të drejtimit të Bashkisë më të madhe në vënd – Tiranës, me 1 milion banorë së bashku me rrethinat e mbledhura sipas Reformës administrative të vitit 2014.

Përse Lali Eri na qënka bërë Mëndjemadh , Arrogant, Krenar,  apo siç thonë rëndom qytetarët e pakulturuar të Tiranës- pordhac? Për punën e bërë? Për lajkat dhe falenderimet për kthimin e Tiranës në një qytet atraktiv? Për punën në kthimin e dhe në shtimin e parqeve të lodrave? Për korsitë e pafund të bicikletave në rrugët e makinave? Për parkingjet me pagesa të larta? Për zënien e vendeve nga makinat e taxistëve? Për kalimin me vështirësi  të automjeteve nga sektori perëndimor në sektorin lindor andej ku janë Spitalet?  Për ndërtimin e shkollave dhe kopshteve jo cilësore dhe me orare të papërshtatëshme për fëmijet e kopshteve dhe të rënda për nxënësit? Për mospagimin siç duhet të shpronësimeve të rrugëve dhe të shtëpieve bazuar në planet e mëdha urbanistike? Apo për rrugën e Ndroqit që e ka bërë me arrna-arrna duke harxhuar më shumë seç duhet nga fondi??

Fondet e mëdha që  i jep qeverria Lali Erit, sigurisht i jep më shumë në mirëbesim -se sa sipas një buxheti të caktuar dhe të detajuar se ku do të përdoren.

Pavarësisht  sukseseve të shumta të cilat Lali Erik a marrë përgëzimet e Qeverrisë, dhe nga të Huajt sidomos për qëndrën, Lali Eri ka lënë pas dorë apo i ka shpëtuar syrit të tij të mprehtë se ku mund të nxirren fitime të mëdha (ndoshta këshilltarët e tij groteskë nuk mund të përfytyrojnë fitime nga plehrat dhe mut..at), duke rënduar gjendjen e jetesë së banorëve të Tiranës të cilat sidoqoftë janë më të lumtur se para zgjedhjeve të dyta locale kur morën vesh se Lali Eri u zgjodh njëzëri nga populli trim, moskokëçarës ( në vënd të fjalës injorant), dhe artdashës i Tiranës.

Po ku janë këto mangësi të mëdha o njeri, do të më thoshte Lali Eri me atë përvuajtjen hipokrite të fytyrës së tij, po të më shihte.

Dhe unë  o Satana i ardhur nga Berati, do ti them këto mangësi që po dëmtojnë rëndë ndotjen e mjedisit, jetesën e njerzve të qytetit, dhe vështirësite në transport, dhe ecje qoftë më këmbë, qoftë me biçikletë, qoftë me makinë, qoftë me mosfunksionimin e administratorrëve të ish minibashkive të cilët i marin rrogat kot, të të moshuarve, të të vetmuarve, të sëmurëve kronikë, të lypsave, të romëve që ndotin dhe përhapin sëmundje si për vethten e tyre ashtu dhe për të tjerët, etj, etj.

Këto janë tre Problemet më të mëdha nga 12 Problemet që ka Tirana:

Së pari industria e grumbullimit, pastrimit- përpunimit dhe largimit të plehrave nuk funksion mirë në Tiranë. Përse? Sepse grumbullimi është jo i rregullt i pamjaftueshëm, dhe përhapet në çdo vënd përreth për faj të mungesës së monitorimit të ndotjes nga Bashkia dhe Administratoreët e Bashkive.

-Makinat e plehrave vijnë në mes të ditës për të larguar plehrat

-Nuk ka kosha plehrash të mjaftueshëm,

-kazanët e plehrave prishen shpejt,

-plehrat përhapen në rrugë nga romët.

-nuk është vendosur një incinerator modern për plehrat dhe për ato mjekësore.

Së dyti Parkingjet për banorët. Kemi plot kundërshtime me mënyrën se si ka operuar Lali Eri i cili ka bërë shumë kundërshtarë nga qytetarët e Tiranës. Është një nga turpet dhe disfatat e Lali Erit i cili nuk besoj të krenohet përveçse të zgërdhihet me inatin e banorëve të Tiranës. Mendojmë (duke parë dhe botën), problemi i parkingjeve mund të zgjidhet në këtë mënyrë sidomos në qëndrat e Tiranës:

  • Parkingje nën tokësorë por me çmim shumë të lirë 20 lek ora.
  • Largim i vendosjes në mënyrë stacionare të taxive në rrugë kryesore dhe aq më keq në ato dytësore dhe bërja e dy ose tre parkingeve të mëdha për taksitë të cilat nëpër qytet duhet të jenë në lëvizje, dhe kur të mbarojnë punën duhet ti cojnë tek parkinget kryesore që duhet ti këtë përgatitur Bashkia për taksitë, dhe jo në rrugët, ku kanë zënë vëndet e parkingeve të banorëve.
  • Parkinget për pallatet duke përdorur me pagesë kartën e rezidentit madje dhe me nr. e targës.
  • Largim i zënies së vëndit afër për parking  të punonjësve të zyrave shtetërore apo dyqanve private. Ato le ti cojnë makinat e tyre në Parkinget nëntokësore.
  • po ashtu makinat e institucioneve të parkohen në parkingjet nëntokësore nëse nuk kanë vënd.
  • Largim i makinave `në shitje` që zënë vëndet e parkingut anës rrugëve.
  • Korsitë e biçikletave të vëndosen në trotuare dhe jo në rrugët e zakonshme, me përjashtim të bulevardeve të cilat kanë vënd për korsi.
  • Largimi i Distributorëve të naftë&gaz&benzinë nga brënda qytetit të Tiranës e të kompensohen në perferi se janë rrezik për zjarr dhe mund të dëmtojnë rëndë banesat dhe baonrët. Skandali më i madh është një distributor tek blloku që rrezikon cdo dite jetën e banorëve dhe ndot çdo ditë rëndë ajrin me gazë e tym , Përbën një turp për Erion Velinë.
  • Rregullimi dhe mbajtja nën observim çdo ditë i rrugëve të dëmtuara brënda qytetit, tubave të  ujesjellsit, dhe harxhimit kot të ujit nga Lavazhet, katet e para; sipas kontrollit të kujdesëshëm të Administratorëve të 11 zonave të cilët deri tani nuk shohin asgjë përveçse `pinë raki e janë llokma mishi` gjatë orarit të punës.
  • Gjetja e një zgjidhje me rrugë nëntokësore apo mbitokësore për të kaluar në qëndrën e Tiranës nga perëndimi në lindje të saj, sepse hapësira e bukur që ka fituar çmim në qëndër të Tiranës ka bllokuar lëvizjen e automjeteve duke mbyllur 7 rrugë të qëndrës dhe duke rritur ndotjen e mikroklimës ë qëndrës në maximum.

Së treti janë Problemet  shumë të rënda  sociale të cilat i famshmi Satana, Erion Velia,  nuk ka fonde për të përmirësuar dhe me sa duket nuk i intereson sepse nuk i kupton gjërat meqënëse është akoma në moshë të re. Kush janë këto problem të rënda sociale?

  • Hapja e Shtëpive Bashkiake për të Moshuarit, për individët që jetojnë vetë dhe nuk munden të ushqehen apo të rrinë vetë për shkak invaliditeti kronik, lypësit fëmijë dhe pleq pa të ardhura. Këto shtëpi të bëhen me çmime të lira.
  • Hapja e institucioneve për të mbledhur romët që lypin dhe  trainimi i tyre për të mësuar profesione dhe romët e vegjël për ti shkolluar me detyrim. Edukimin e Nënave të reja rome trainuar dhe edukuar për shëndetin riprodhues, edukatën sexuale dhe mirërritjen e fëmijëve, kontrollin e lindjeve, marëdhëniet e incestit tek romët, problemet e drogës tek romët.
  • Pyllëzimi i mjediseve, i rotondove, dhe mos harxhimi i parave duke prishur e rindërtuar parqe që janë rregulluar njëherë.
  • Ngritja e institucioneve të korrektimit për drogaxhinjte.
  • -Shkollat fillore të funksionojnë deri në 18.00, me ushqim të drekës, në mënyrë që ti përgjigjen orareve të punës në public dhe privat.
  • Institucionet Bashkiake të punojnë edhe të shtunave dhe me orar të zgjatur që tu përgjigjen banorëve.

Këto tre Probleme të mëdha nuk duhet të nënvleresojnë  nga Nëntë Problemet e tjera të mëdha të Tiranës, midis të cilave edhe hapja e klubeve të natës në periferi të qytetit, me një ligj të veçantë dhe të kontrolluar, këto janë në fakt një sfidë e lehtë për Lali Erin e ri.

Sigurisht. këto kërkojnë fonde të mëdha. Lali Eri ti kërkojë qeverisë fondet pikërisht sipas këtyre tre  Projekteve të cilat janë parësore, dhe të mos merret me llaç e tulla dhe levizje dherash të panevojshëm në mes të qytetit aty tek Taivani, apo gjetkë, sepse shumë kush  e quan korrupsion.

Së fundmi, shpresojmë që Lali Eri të mos na luajë të dy rolet: edhe Al Pacinon (Milton në rolin e Satanait) edhe Kevin Lomax (Keanu Reeves), sepse ndryshe rezultati do të jetë i njëtë si ai i filmit./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne