Përse i duhet Ramës rikthimi i Fatos Nanos në PS?

Kryeministri Edi Rama në një takim të fondacionit ‘Qemal Stafa’ sot, ka folur ndër të tjera edhe për rikthimin në PS të disa figurave të vjetra, përfshi këtu ish-kryeministrin Fatos Nano, me të cilin Rama ka pranuar më herët se kanë komunikim së bashku.

“Për ti dhënë mundësinë e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi ti dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësira të mëdha në momente të caktuara me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha”,- tha u shpreh Rama.

Por nuk është ende e qartë se përse do t’i duhej Ramës rikthimi i Nanos në skenën politike aktive. Zëra në korridoret e politikës dhe mdias në Tiranë, flasin se atij mund t’i besohet roli i kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, pas hapjes se negociatave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne