Bota Opinion

Përse na urrejnë? Super të pasurit e Amerikës marrin që prej vitit 2012 deri më tani pothuajse 70% të rritjes së pasurisë botërore

Nga Paul Buchheit

Super-të pasurit e Amerikës po përfitojnë jo vetëm nga shteti i tyre, por në të njëjtën kohë po përfitojnë edhe nga pjesa tjetër e botës. Të dhënat nga Databook 2017 Global Wealth Databook (GËD: Tabela 2-4) dhe raporte të ndryshme të luftrave të ndryshme që janë zhvilluar ndihmojnë për të shpjeguar pse po i tjetërsojmë njerëzit që jetojnëjashtë kufijve të shtetit tonë.

Që nga viti 2012 e deri më tani në vitit 2017, pasuria globale ka shënuar një rritje me 37.7 trilionë dollarë, ndërkohëpasuria e SHBA-sëka shënuar një rritje me 26 trilionë dollarë. Në këtë mënyrë, kryesisht për shkak të një tregu të fuqishëm të aksioneve, shteti ynë ka përftuar gati 70 për qind të fitimit të pasurisë globale gjatë pesë viteve të fundit. 10% personave më të pasur tëAmerikës, në të cilën mbështetet në pjesën më dominante e gjithë pasurie SHBA-së–që në të vërtetë përbën shumë më pak se 1% të gjithë popullsisë mazhorene në gjithë botën–kanë përftuarmë shumë se gjysmën e fitimit të pasurisë botërore në pesë vitet e fundit.

Në të njëjtën periudhëështë ZVOGËLUAR pasuria në Lindjen e Mesme të destabilizuar

Nuk është një situatëpër t’u habitur që të rinjtë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë kanë zhvilluar brenda tyre pakënaqësi ndaj një vendi që vazhdon në mënyrë të vazhdueshme t’u marrë pjesën më të madhe të pasurisë, veçanërisht duke pasur parasysh se këto rajone që përbëjnëzonat më të trazuara të botës kanë humbur – edhe pasurinë e tyre mesatare edhe pasurinë e tyre të përgithshme* –gjatë periudhës së viteve 2012 deri më 2017.

Pavarësisht se GWD zotëron të dhëna individuale shumëtë kufizuara në lidhje me shtetet veç e veç në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, gjithësesi disponon një sasi të caktuar të të dhënave. Pasuria e përgjithshmenë Siri, Iran dhe Jemenështë PËR TOKË. Kjo pasuri pothuajse ka zbritur nëgjysmën e vlerës së mëparshme në të gjithë Afrikën. Nivelet e pasurisë janë gjithnjë e më shumë në rënie në rajonet e botës ku po zhvillojmë luftë.

Po bombardojmë shtete që nuk kanë rrezikshmëri terrorise

Basim u zgjua nga zhurmae një shpërthimidhe kuptoi se mund të shihte qiellin e natës përmes vrimës masive në tavanin e shtëpisësë tij nëIraktë shkaktuar nga bobardimet. ” Ai bërtiste me zë të lartë duke thirrurbashkëshorten e tij, “Mejede”. Megjithatë nuk po dëgjonte një përgjigje as nga ajo, dhe as nga vajza e tij Tuka … Pas ditëve që kishte kaluar nëpër spitali, Basimi morri në dorë telefonin e tij celular dhe pa imazhet e qeshura të bashkëshortes dhe vajzës së tij që tani e dinte qënuk do të mund t’i shihte kurrë më. Kshtu, ai filloi të mbytej në të qara në mënyrë të pakontrolluar.

Mendohej se një komb që monopolizonte pasurinë e re në mbrë botën do të shmangte në mnjë mënyrë apo tjetëralienizimin dhe tretërsimin e viktimave të pabarazisë. Megjithatë ndodhi krejt e kundërta. Në vitin 2016, Shtetet e Bashkuara hodhën mijëra bomba në shtatë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Vlerësimet e vdekjeve të civilëve nga grupet e monitorimit të luftës ajrore tejkalojnë numrat zyrtar të Pentagonit madje edhe me një diferencë të madhe mes dy të dhënave.

Për banorët e dëshpëruar të Jemenit, sulmet nga Arabia Saudite vazhdojnë dhe ta përdorin armë amerikane për këto sulme, po kështu përdorin edhe të dhënat amerikane për të marrë në shenjestër objektivat dhe këto bomba hidhen pikërisht nga aeroplanët amerikanë. Energjia dhe pajisjet e ujit janë duke u shkatërruar, linjat e furnizimit janë ndërprerë. Spitalet janë bombarduar dhe një epidemi e kolerës po del jashtë kontrollit.

Pentagoni është i angazhuar në rreth 100 misione të ndryshme në 20 shtetetë ndyshme tëAfrikës. Në këto misione përfshihet Somalia, e cila ka qenë objektivi i valës së bombardimeve të reja të SHBA-sëpërsa i përket vitit 2017, edhe pse ai vend është cilësuarsipas Institutit Catosi një nga shtetet e Lindjes së Mesme të cilat “nuk përbëjnëndonjë rrezikshmëri serioze në lidhje me terrorizmin”. Fushata bombarduese në Somali është zhvilluar pa ndonjë debat publik apo autorizim Kongresit.

Që nga viti 2001, “Autoriteti për Përdorimin e Forcës Ushtarake” është përdorur për të justifikuar sulme vdekjeprurëse ndaj çdo armiku potencial të frikësuar, nën pretendimin e dyshimit të përfshirjes në veprimet agresive për çdo komb që mund të ketë “planifikuar, autorizuar, kryer ose ndihmuar në zhvillimin e sulmeve terroriste”të 11 shtatorit 2011.

Ndjesë për trupat ushtarake

Interesat e mëdha të parasë e kanë kthyer Amerikën në një makinë financiare, duke akumuluar gjithnjë e më shumë pasuri të mbledhura nga taksat përmes tregut të bursës dhe duke përdorur mediat për të na trembur me kërcënime terroriste të ekzagjëruara. Në të njëjtën kohë, amerikanët janë në një delir në mendjen e tyreduke u mbështetur në besimin se jeminjë luftë të përheshme dhe të vazhdueshme për liri. Megjithatë‘liria’ është shndërruar në një koncept i shtrembëruar në kombin tonë gjithnjë e më të pabarabartë. Jetët e të rinjve janë vënë në rrezik për të siguruar që vetë disa mijëra familje amerikane të kenë lishmërinë që të përftojnë pjesën më të madhe të pasurisë.

(*): “Mesatarja Aritmetike” është një vlerë që përftohet nga pjestimi shumës së të dhënave të grupimeve të të gjënave me numrin e serisë së të dhënave. “Mesatarja e Përgjithshme” përfshin matësn e të dhënave të rreshtuata që nuk ndryshn nga fillimi deri në fund. Domethënë të dhënat që shënojnë pikërisht mesataren e serinë.

Burimi : Global Research /ML

OPINIONE