Përse nuk arrestohet Alfred Peza?

Alfred Peza, deputeti i rilindjes i konvertuar në miliarder me të ardhura që nuk e justifikojnë burimin, vijon ta gëzojë lirinë e tij edhe pse ndaj tij Prokuroria e Shtetit, së bashku me urdhër sekustrimin e pasurisë, ka ngritur akuzë për konsumimin e së paku tre veprave të renda penale.

Hetimi i Prokurorisë u ngrit mbi dyshime të arsyeshme dhe nisi pasi i pari CityNews denoncoi se, nëpërmjet bashkëshortes së tij, deputeti Alfred Peza kishte investuar shumën e të ardhurave familjare, mbi një milion dollar, për të blerë përqindje aksionesh pranë një banke të nivelit të dytë.

Në hetim të mëtejshëm Prokuroria zbuloi se kjo ishte e vërtetë dhe, me gjithë karshillëkun që i bëri deputeti i akuzuar, i përparoi më tej hetimet, fundi i të cilave solli nxjerrjen e urdhrit të sekuestrimit të më shumë se tetëqind mijë dollarëve (urdhër ky i vendimuar edhe nga Gjykata), si dhe përcaktimin e shkeljeve të renda ligjore që rëndojnë mbi Alfred Pezë.

Fshehja e mosdeklarimi i të ardhurave, mashtrimi dhe pastrimi i parave janë tre akuzat për të cilat, sakaq, Peza po vijon të hetohet, por ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se ndjekja e tij penale po bëhet duke e lenë të lirë, ndërkohë që kjo mund të rrezikoj manipulimin e provave.

Akuzat që rëndojnë mbi Pezën janë tepër të renda dhe sikur të mos i përkisnin deputetit Alfred Peza, por një shtetasi të zakonshëm, pa asnjë diskutim, që do të vijonin duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, që nuk është hezituar të ndërmerret edhe pë njerëz që kanë manipuluar energjinë elektrike etj., vepra të tilla.

Më së paku kështu argumentojnë ekspertë të hetimit, që shprehen të habitur nga tolerance e Prokurorisë, e cila, nga një anë ngre akuza të renda, me bazë të arsyeshme, për Pezën dhe nga ana tjetër e heton atë në gjendje të lirë. Gjë që e bën evidente mundësinë që të ndërhyjë apo të shfrytëzoj qenien deputet për të manipuluar provat e për të bërë presion. / CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne