Përseja e sulmit paralel të Ramës kundër “kazanit” dhe “KÇK”

Edi Rama ka folur edhe njëherë sot kundër KÇK duke i stigmatizuar të gjithë në grup gjyqtarët dhe prokurorët, që sipas tij janë fajtorët e vetëm për lirimin e kriminelve dhe ai ka këmbënuulur se ndëshkimi ndaj tyre do të jetë i pashembullt. Në të njëjtën kohë që kryeministri fliste në datëlindjen e policisë së shtetit një shekull e ca më parë, kreu i grupit të tij parlamentar, Taulant Balla, nga selia e kuvendit, përsëriste refrenin e shefit të tij se kthimi i ligjeve anti shpifje nga Presidenti i Republikës do të rrëzohej menjëherë nga kuvendi.

Pra dy mesazhet e ditës së sotme ishin: nga pjedestali i pastërtisë së tyre morale Rilindasit kanëë marrë përsipër purifikojnë edhe drejtësinë e korruptuar edhe kazanin mediatik.

Se sa të sinqertë janë ata në këtë anatemim që i bëjnë dy prej kollonave të një demokracie, pushtetit të tretë dhe të katërt, kjo kuptohet lehtë. Ndonëse ata i godasin në bllok, kur u duhet ata i përdorin deri në skaj edhe “KÇK” edhe “kazanin”, siç bën Rama kur fiton gjyqet ngaj gazetarëve dhe opozitarëve apo kur përdor mediat e mëdha për të luajtur rolin e shpërndarësit të sinjalit të ERTV-së.

Dhe duke parë se Rama dhe idhtarët e tij kanë dy standarte, një pjesë e madhe e publikut janë të bindur se ata betejën kundër pushteteve të pavarura nuk e kanë për ti pastruar, por për ti kapur ato. Ky segment i shoqërisë tashmë i ka të qarta qëllimet reale të Rilindasve.

Por ka edhe nga ata që ende nuk janë bindur se lufta e Edi Ramës ka si synim të mposhtë edhe ata pak kundër pushtete që nuk i ka kapur ende. Dhe për ata ka një pyetje të thjeshtë: A besojnë se vërtet lideri i tyre mund të ketë të drejtë edhe kur përleshet me mediat dhe kur përgojon njerëzit e drejtësisë, edhe kur e etiketon opozitën se është futur në rrugë qore kundër interesave të vendit edhe kur do të shkarkojë presidentin, edhe kur i kundërvihet Bild-it apo Zërit të Amerikës edhe kur etiketon si të blerë nga PD-ja deputetët e Bundestagut edhe kur ironizon holandezët se trafikojnë më shumë drogë sesa ne?

Pra pyetja është e thjeshtë: A ka heroi i tyre mirë gjithçka dhe gjithë të tjerët janë gjithmonë gabim? Pa dhënë këtë përgjigje themelore nuk mund të kuptohet asnjë nga konfliktet e përveçme të Edi Ramës. Të mara tek e tek ato relativizohen. Shepsh mund të duket sikur mediat i bien në qafë më tepër sesa duhet, sikur Gjyqtarët dhe prokurorët e aknë bërë baltë, sikur në këtë vend mund të kishim një president më të mirë se Meta, sikur opozita ndërkohë mund të qe reformuar, sikur këtë btë huajt shpesh tregohen si tepër albanofobë.

Por kur sheh pamjen e përgjithshme dhe kupton se është vetëm një njeri i vetëm i cili “rastësisht” gjendet në konfikt me të tërë atëhere nuk të mbetet zgjedhje tjetër për të bindur veten: ose ky njeri mishëron Krishtin e ringjallur që na premton një botë më të mirë, ose thjesht ai është një bandit, që po tenton të vërë çdo kënd nën thundërën e tij. /Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne