Përsëri shqiptarët plantacion kanabisi në Spanjë

Roja Civile (policia) spanjolle arrestoi dy shqiptarë 24 dhe 30 vjec në fshatin Torrent të krahinës së Valencias. Dy shqiptarët u arrestuan me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ata kishin kthyer një ndërtesë të braktisur në plantacion kanabisi. Policët spanjollë krahas arrestimit të dy “bahcevanëve” shqiptarë asgjësuan 885 bimë kanabisi plotësisht të rritura gati për tu vjelë, 1040 bimë kanabisi pjesërisht të rritura si edhe 1000 fidanë kanabisi në garracë. Në ndërtesë u sekuestruan edhe 72 gjeneratorë, 70 prozhektorë me llampa të fuqishme, 26 ventilatorë, 715 euro si edhe pajisje të tjera, që shërbenin për kultivimin e kanabisit.Kanabisi i asgjësuar kishte një vlerë shitje me cmim pakice rreth 170 000 euro. Njërit prej shqiptarëve të arrestuar iu sekuestrua edhe një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

 

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne