Përshëndetje fashiste në Europa League, Uefa trondit Lacion

Grusht i hekurt Mano i Uefa kundrejt Lacios. Organizmi më i rëndësishëm europian ka sanksionuar klubin bardhekaltër me mbylljen e një sektori në Olimpico për ndeshjen e ardhshme në shtëpi të Europa League, për ngjarjet në Sevilla, ku disa tifozë kanë bërë përshëndetjen fashiste. Tre javë pezullim për Marusic, për shkak të kartonit të kuq të marrë, ndërsa klubi ka bërë ankimim për të dy dënimet.

Vendimet janë paraprirë nga Përgjegjësi për komunikimin i bardhekaltërve Stefano De Martino: “UEFA ka përcaktuar për Lacion tri ndeshje përsa i përket Marusic e një sektor i stadiumit të mbyllur për ndeshjen e ardhshme në shtëpi, për gjithcka ndodhi në Sevilla, ndeshja e fundit e luajtur nga Lazio në Europë. Shoqëria do të apelojë për të dy rastet, të shohim si do të ndërtohet ankimimi. Ishte e rëndësishme të jepnim këtë komunikim zyrtar menjëherë. Përsa i përket Marusic, shoqëria do të apelojë, sepse imazhet na ndihmojnë. Nuk prisnim tre ndeshje pezullim, të shohim raportin e arbitrit dhe motivacionin specifikisht”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne