Përshkallëzohet gjendja në Irak, 35 të vrarë dhe shumë të plagosur

Si pasojë e protestave kundër korrupsioni dhe papunësisë, që krahas Bagdadit kanë përfshirë edhe në qytetet jugore të vendit, numri i të vrarëve ka arritur në 35.

Sipas informacioneve të dhëna nga burimet spitalore numri i të vrarëve që nga 1 tetori e deri më sot ka arritur në 35.

Kurse dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj atyre që nuk i janë përmbajtur ndalimit të daljes në rrugë.

Bagdadi dhe disa qytete jugore të Irakut që nga data 1 tetor e këndej, janë bërë skenë e protestave kundër qeverisë për “papunësi, korrupsion dhe mungesë të shlrbimeve publike”.

Për shkak të protestave, krahas Bagdadit, është ndaluar dalja në rrugë edhe në Zikar (Nasiriyye), Meysan (Amara) dhe Babil (Hile).   /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne