Bota

Përshkallëzohet numri i viktimave civile të sulmit të koalicionit amerikan në Siri, 50 të vdekur

50 civilë, shumica gra e fëmijë, kanë humbur jetën në qytetin Deyrizor të Sirisë si pasojë e sulmit ajror të forcave të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishin në shënjestër objektivat e DAESH-it.

Nga koalicioni nuk është bërë ende një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Në Bagoz, një ditë më parë filluan përsëri përleshjet e dhunshme ndërmjet organizatave terroriste DAESH dhe YPG/PKK.

Organizata terroriste YPG/PKK pavarësisht mbështetjes me bombardime nga ajri të Amerikës dhe sulmeve me raketa të Francës, nuk ka arritur ende të përparojë.

Civilët që kishin mbetur të izoluar ndërmjet dy organizatave terroriste ndërkohë që vazhdonin bombardimet, të hënën kishin mundur të dilnin jashtë qytezës.

Organizata terroriste YPG/PKK, ndërkohë që familjet e anëtarëve të DAESH-it i dorëzoi tek koalicioni, civilët e mbetur i dërguan në bazën amerikane në platformën e naftës El Omer.

Ishte mësuar se ndërkohë që familjet e anëtarëve të DAESH-it do të dërgoheshin në kampe të posaçme, civilët e tjerë, pasi të kalonin nga El Omeri, në kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK do të dërgoheshin në kampin Hol në Haseki.

Organizata terroriste YPG/PKK, e mbështetur nga Amerika dhe Franca, që nga 11 shtator 2018 ndërmerr sulme ndaj organizatës terroriste DAESH për ta nxjerrë atë plotësisht nga Deyrizor.

Aktualisht DAESH-i është i pranishëm vetëm në qytezën Bagoz në zonën rurale në lindje të qytetit Deyrizor.

Kurse në rajonin në perëndim të lumit Eufrat në Deyrizor, gjenden forcat e regjimit të Esadit./ trt

OPINIONE