Personeli ushtarak turk fillon trajnimin në Rusi për S-400

Një grup ushtarakësh nga Forcat Ajrore të Turqisë ka nisur kursin e trajnimit për sistemin e mbrojtjes kundërajrore me raketat S-400, që Turqia ka blere nga Rusia.

Trajnimi për sistemet S-400 ka nisur në Rusi me pjesëmarrjen e personelit të Forcave Ajrore Turke.

“Trajnimi për S-400 ka nisur në qytetin Gatchina të Rusisë me pjesëmarrjen e personelit të Forcave Ajrore në kuadër të projektit për Sistemin e Mbrojtjes Rajonale Kundërajrore dhe Kundërraketore me Rreze të Gjatë Veprimi”, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne