Personeli ushtarak turk në Rusi për trajnim mbi sistemin S-400

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka bërë të ditur se personeli ushtarak turk është duke marrë trajnimin në Rusi për përdorimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Akar u tha gazetarëve në Ankara se është dërguar një personel në Rusi për trajnim mbi sistemin S-400 që do të fillojë në ditët në vijim dhe do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.

“Ne kemi nevojë për të ngritur një sistem të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur 82 milionë njerëz dhe vendin tonë”, tha Akar, duke theksuar se Turqia është nën kërcënime ajrore dhe sulme raketore nga kufijtë sirianë.

Duke theksuar se sistemet S-400 kanë vetëm aftësi mbrojtëse, Akar tha se “askush nuk duhet të shqetësohet” nga përdorimi i tyre nga Turqia.

Personel i Turqisë në SHBA për avionin luftarak F-35

Akar tha se avioni luftarak F-35 u zhvillua nën një projekt të përbashkët në vazhdim, duke theksuar se Turqia ka personal ushtarak në SHBA për të marrë trajnim mbi avionin dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Ne si Republikë e Turqisë përmbushim përgjegjësitë tona në një mënyrë serioze dhe të sinqertë”, tha ai, duke shtuar se avionët më vonë do të dërgohen në provincën lindore turke Malatya.

Tensionet ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë kanë arritur në një nivel të lartë, me Turqinë që është vendosur se do të fillojë marrjen e sistemit të avancuar ajror S-400 nga Rusia.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të atij S-400, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe është një kërcënim për vjedhjen e avionit të gjeneratës së pestë F-35.

Turqia u përgjigj se SHBA refuzoi shitjen e raketave Patriot, gjë e cila detyroi Turqinë të kërkonte shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, përfshirë transferimet e teknologjisë.

– Dërgimi i baterisë franceze Samp-T

Akar vuri në dukje se homologu i tij francez, Florence Parly, kishte propozuar dërgimin e baterive franceze të mbrojtjes ajrore Samp-T në Turqi.

Propozimi erdhi gjatë vizitës së tij në Francë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha ai, duke shtuar se një marrëveshje mund të arrihet në periudhën e ardhshme si një simbol i “vullnetit të mirë turko-francez”.

Akar shtoi se një marrëveshje e tillë do të varet nga miratimi i presidentit Erdoğan.

– Lufta kundër terrorizmit

Akar theksoi se Turqia ka ”neutralizuar” mbi 15 mijë terroristë gjatë katër viteve të fundit.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre, që nënkupton se terroristët në fjalë janë vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroristë nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Ai po ashtu vuri në dukje se mbi 16 mijë zyrtarë qeveritarë ishin larguar nga postet e tyre që nga 15 korriku i vitit 2016 dhe shtoi se 7.335 të dyshuar ishin nën hetime për lidhjet e tyre me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016.

Ministri turk tha se një personel ushtarak i përbërë prej 1.567 personash po ashtu u larguan nga forcat e armatosura turke.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, ku u martirizuan 251 persona dhe 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne