Personi që gabimisht u identifikua si sulmuesi në metro, përballet me diskriminim

Një rus mysliman, i cili gabimisht ishte përmendur si sulmuesi i metrosë së Shën Petersburgut, është duke u përballur me diskriminim, që prej incidentit.

Andrei Nikitin, i konvertur në mysliman, që e quan veten Iyas, është nga qyteti Nixhnevartovsk i Siberisë. Policia në Shën Petersburg, kishte publikuar fotografinë e tij, të kapur nga kamerat e sigurisë, pas shpërthimit të 3 prillit, ku u vranë 14 vetë dhe u plagosën 50 të tjerë, duke e quajtur atë të dyshuar të mundshëm.

Nikitin pasi kishte parë se fotografia e tij po qarkullonte në internet, kishte shkuar në polici dhe hetuesit më pas, zyrtarisht e përjashtuan atë nga lista e të dyshuarve.

Sidoqoftë, kur Nikitin tentoi të fluturojë nga Shën Petersburgu në Nizhnevartovski përmes Moskës më 4 prill, atij nuk iu lejua që të hypte në avion në Moskë, pasi pasagjerët e tjerë, e kishin njohur atë përmes fotografisë së publikuar dhe kishin kërkuar që ai të dilte nga avioni.

Ai më pas u arrestua për pak kohë në Moskë.

Faqja IslamNews ka raportuar sot se Nikitin, i cili punon si shofer kamioni, është përjashtuar nga puna në Ufa. Nikitin i ka thënë kësaj agjencie të lajemeve se punëdhënësi e kishte përjashtuar nga puna, pasi kishte marrë një kërkesë të tillë, nga zyra rajonale e Komitetit Hetues.

Zyrtarë të Komitetit Hetues në Nizhnevartovsk ka thënë se Komiteti nuk është i përfshirë në këtë çështje./ Bota sot/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne