Përurohet autostrada “Arben Xhaferi”

Hapet autostrada “Arben Xhaferi” e cila lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë e përurimit të autostradës të gjatë afërsisht 65 km që lidh kryeqytetin Prishtinë dhe qytezën Hani i Elezit, morën pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ministrat përkatës të dy vendeve dhe zyrtarët përkatës.

Në fjalën e tij Presidenti Thaçi tha se “Ndërkohë që këto përvoja u jetuan dje në botën perëndimore ne ato po i përjetojmë sot në Kosovë. Kjo është Kosova e re, e zhvilluar, bashkëkohore dhe evropiane”.

Edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli nga ana e tij tha se Kosova me këtë autostradë tregoi se është faktor stabiliteti që ndërton ura në rajon.

Në inaugurimin e autostradës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se autostrada moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por edhe tërë rajonit./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne