Pesë arsye pse SHBA-ja nuk mund ta sulmojë Korenë e Veriut siç bëri me Sirinë

Traktatet, pasiguritë mbi gatishmërinë bërthamore të Phenianit, si dhe shkalla absolute e armatimeve në të dyja anët mbajnë një armëpushim delikat në Gadishullin Korean

Sulmi i papritur i presidentit amerikan Donald Tramp në Siri dhe dyfishimi i qëndrimit agresiv ushtarak të Uashingtonit, kanë çuar në spekullime të gjera se Pheniani mund të jetë objektivi i ardhshëm për një veprim të njëanshëm.

Edhe pse administrata ka treguar se opsioni ushtarak është në mesin e opsioneve në shqyrtim, ka shumë shenja se Koreja e Veriut nuk është Siria – pasi veprimi ushtarak kundër saj mbart rreziqe shumë më të mëdha.

1. Pse nuk mund ta sulmojë SHBA-ja Korenë e Veriut siç bëri Sirinë?

Gadishulli Korean teknikisht mbetet në një gjendje lufte. Luftimi u ndërpre më 27 korrik 1953 nën një armëpushim të nënshkruar ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit. Nëse SHBA-ja nis një sulm, ajo do të thyejë marrëveshjen e miratuar nga Kombet e Bashkuara.

2. Cilat janë dallimet më të rëndësishme midis Koresë së Veriut dhe Sirisë?

Ndërsa Siria besohet t’i jetë qepur armëve bërthamore, aftësitë e Koresë së Veriut në armët bërthamore janë pjekur në vitet e fundit. Pheniani ka kryer pesë teste bërthamore dhe pretendon se ka sukses “në miniaturë” për mbushjet bërthamore – edhe pse pretendime të tilla nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Ai ka përjetuar një seri dështimesh të turpshme ndërsa lëshoi raketën balistike me rreze të ndërmjetme, Musudan, vitin e kaluar. Pavarësisht nga kjo, ekspertët ushtarakë besojnë se Koreja e Veriut ka mësuar nga ato pengesa dhe mund të jenë në gjendje të zhvillojë një raketë bërthamore balistike ndërkontinentale që mund t’i arrijë Shtetet e Bashkuara brenda katër viteve të ardhshme, gjatë presidencës së Trampit.

3. Pse duhet të qëndrojë Kina me Korenë e Veriut në qoftë se ajo sulmohet nga SHBA-ja?

Kina është aleate e Koresë së Veriut. Në vitin 1961, të dyja vendet nënshkruan Traktatin e Ndihmës Reciproke dhe të Bashkëpunimit të Miqësisë, sipas së cilit të dyja palët janë të detyruara të ofrojnë ndihmë ushtarake të menjëhershme për tjetrën në rast të një sulmi nga jashtë. Ky traktat është zgjatur dy herë, dhe është i vlefshëm deri 2021.

4. Pse këmbëngul Kina në një zgjidhje paqësore dhe e kundërshton opsionin ushtarak të qarkulluar nga SHBA-ja?

Kina është e shqetësuar se mos provincat e saj kufitare do të mbushen me refugjatët e Koresë së Veriut, nëse regjimi i Kimit shembet. E parë nga një pikë gjeopolitike, Pekini e sheh Korenë e Veriut si një amortizator nga cënimi i mundshëm nga fuqitë që lidhet me SHBA-në, duke përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut.

5. Përveç Kinës, cilat vende e kundërshtojnë një sulm ushtarak kundër Phenianit?

Koreja e Jugut dhe Japonia preferojnë opsionin jo-ushtarak. Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, është rreth vetëm 40 km nga kufiri dhe është veçanërisht i ndjeshëm ndaj sulmit të Koresë së Veriut. Sam Gardiner, një kolonel në pension i Forcave Ajrore, u citua nga një intervistë me revistën Atlantik të ketë thënë se ne “nuk mund ta mbrojmë Seulin, të paktën për 24 orët e para të një lufte, dhe ndoshta për 48 orët e e para”. Edhe pse ish-presidenti amerikan Bill Clinton debatoi seriozisht mbi bombardimin e reaktorit Yongbyon në vitin 1994, ai ishte i bindur nga zyrtarët e mbrojtjes se intensiteti i luftimeve me Korenë e Veriut “do të jetë më i madh se çdo (luftim) që bota ka dëshmuar që nga lufta e fundit e Koresë”.

/ Catherine Wong

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne