Pesë gladiatorët

Evenimenti humanitaro sportiv – ICF që do të zhvillohet më 29.12.2017 sipas organizatorëve pritet të jetë një spektakël i madh, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë sportist të njohur nga bota e që vijnë nga sportet e ndryshme luftarake, ndër ta edhe pesë amerikan nga baza e Bondstilit, ish sportist që kanë shprehur interesim për të ndihmuar. Kjo u realizua pas kontakteve të vazhdueshme me promotorin e këtij evenimenti Avdyl Salihu, i cili edhe vet shprehet shumë i kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti ndërkombëtar.

Pse zgjodhi bash Ferizajn të zhvillohet një eveniment i tillë ai tha se ky vend është baza e sporteve luftarake. “Kjo ide është e kamotshme të organizoj një gjë të tillë në Ferizaj, në vendin ku populli i vlerëson shumë sportet luftarake por edhe ku janë dal shumë kampion nga Boksi, Karateja e Kikboksi.

Kështu pas bisedave me pronarin e ICF, Mustafë Kicaj unë i kërkova që ky projekt patjetër të realizohet në këtë vend dhe ashtu e filluam. Kurse qëllimi kryesor i imi ka qen që ti përfshij edhe njësitin e Bondstilit ku edhe pata takimin e parë me shokun tim Raif Musa që edhe punon aty. Ai më lidhi me përgjegjësin për sport në bazën Bondstil, Jay DeBouse ku nga fillimi më kishte premtuar se do të bëj gjithçka që të sjell sa më shumë sportist dhe kjo u realizua sepse tani kemi pesë garues nga ky njësit dhe ata janë: Eddie B. Thomas (MMA), Alexandar Chenier, Jose Angel Salinas, Joseph Northington (Boks) dhe vet DeBouse (K1). Falënderoi publikisht Raifin për ndihmën e madhe që po ma jep si dhe këta djem për guximin dhe kontributin që po na japin për realizimin sa më të suksesshëm të projektit që kemi filluar me pronarin e ICF, Mustaf Kicaj”, tha Salihu. Ndryshe, sipas tij edhe kundërshtarët e amerikanëve tani më janë gjetur dhe të njëjtit vijnë nga Kosova, Maqedonia e Gjermania.

“Normal kemi gjetur kundërshtar të nivelit që kanë vet këta garues që gjithçka të ketë barazinë e vet dhe mendoj se do jetë shumë bukur sepse pritet të kemi edhe shumë shikues nga baza e Bondstilit që do të vijnë dhe ti përkrahin shokët e tyre”, deklaroi Avdyl Salihu. Ndryshe, cekim se nga dita e shtunë nëpër pikat në Ferizaj do të filloj edhe shitja e tiketave dhe të njëjtat do të kushtojnë 3 euro për tribuna, kurse VIP 30, 70 dhe 100. Kështu, me çdo blerje të një tikete ju do të kontribuoni në qëllimin tonë e ajo është mbledhja e sa më shumë fonde për të ndihmuar ndonjë fëmijë që me të vërtet ka nevojë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne