‘Peshq në autostradën Tiranë-Durrës, kush gënjen për hapjen e portave te rezervuarit?’

Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij të ‘Facebook’ ka postuar mesazhin e qytetarit dixhital lidhur me përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës. Berisha shkruan se pas përmbytjeve, plasi peshku në autostradë. Berisha shkruan se me date 1 dhjetor ai e denoncoi kete ngjarje, por Edi Rama vendosi ta mbuloje kete krim me trillime.

“Plasi peshku ne atostraden Tirane Durres! Kush genjeu per hapjen e portave te rezervuarit te Kasharit dhe mbylljen e kanaleve te autostrades si shkak i permbytjes se autostrades, qytetari dixhital apo mender kryeministri? Te dashur miq me dt 1 dhjetor, ne statusin e bazuar ne informacione nga qytetaret, nder te tjera denoncova sa vijon:
“Te dashur miq, pasi permbyti me dore njeriu te gjithe zonen e Bashkise se Vorës dhe Tiranës duke hapur portat e rezervuarit te Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anësore të autostradës Tirane Durres Edi Rama vendosi të mbulojë krimin e tije të shëmtuar me nje trillim te ulte te pa denje edhe per nje gangester ordiner. Ai ne kulmine vershimit dhe te rrezikut nga permbytja te qindra e qindra banorve ne kete zone bente thirrje me tellallet e tij kryetarit te bashkise se Vores z Fiqiri Ismaili dhe kryetart te bashkise se Kamzes z Xhelal Meziu te paraqiten ne krye te detyres, nderkohe qe keta te dy qeveritare vendor ne krye te detyres perballeshin me pasojat e rrebeshit dhe permbytjes nezonat e tyre…”
Ndaj ketyre akuzave Edi Rama deklaroi ate nate, shikoni videon e meposhtme, e cila nxjerre Ramen genjeshtar kongenital. Sb” – shkruan Berisha.

Pas përmbytjes se autostradës, Kryeministri Rama mohoi në mënyrë kategorike se ishin hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe tha se “ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera për të cilat 100% mbështes ministrin e Brendshëm, do t’i shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative penale, sepse aty është ndërhyrë drejpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve. Kjo ështe qartë, qoftë duke ndërtuar pa leje, qoftë duke improvizuar forma shkarkimesh duke krijuar këto pasoja dhe u kërkoj një dnjesë shumë të thellë qyetarëve që janë gjetur në atë pritë të paligshmërisë që kërcënoi jetë njerëzish.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne