Peskov: E kuptojmë dhe pranojmë përpjekjen e Turqisë për të mbrojtur sigurinë e saj

Zëdhënësi i Kremlinit (Rusi), Dimitry Peskov në lidhje me operacionin e mundshëm në veri të Sirisë, tha “I dimë dhe i pranojmë veprimet e Turqisë për vendosjen e sigurisë së vendit të vet”.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me temën dhe theksoi se Kremlini e di lidhjen (besnikërinë) e Turqisë ndaj parakushtit të tërësisë territoriale dhe politike të Sirisë.

Duke rikujtuar se Rusia është e vetëdijshme se Turqia zhvillon operacion në Siri për sigurinë e saj, tha: “I dimë dhe i pranojmë veprimet e Turqisë për vendosjen e sigurisë së vendit të vet. Me këtë nënkuptojmë luftën kundër elementeve terroriste që mund të strehohen në Siri”.

Pyetjes referuar deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se nuk do të bëjnë pjesë në operacionin e mundshëm të Turqisë, që a nënkupton kjo se Amerika është tërhequr nga rajoni, Peskov iu përgjigj duke thënë se nuk mund të vendosin në lidhje me “këtë sinjal”.

“Ju e dini përgjithësisht pozicionin e Rusisë. Ky pozicion, pra nevoja për tërheqjen nga tokat e Sirisë të gjithë forcave të huaja, që ndodhen në mënyrë të jashtëligjshme në territoret e këtij vendi, u përsërit edhe një herë nga ana e Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Kjo është baza e pozicionit tonë” tha Peskov.

Ai tha se këto ditë Vladimir Putin dhe Presidenti Recep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nuk kanë biseduar për operacionin ushtarak të Turqisë në Siri, dhe shtoi: “Kontaktet në çështjet ushtarak dhe shërbimit informativ ndërmjet Rusisë dhe Turqisë përmbajnë një veçori intensive dhe të rregullt”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne