Peskov: Nuk ka dallime në opinione për Idlibin mes Turqisë dhe Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit (Pallatit Presidencial Rus), Dmitriy Peskov bëri të ditur se mes Rusisë dhe Turqisë nuk ka dallim në opinione për sa i përket zgjidhjes së çështjes së Idlibit.

Peskov i bëri një vlerësim bisedës së mbrëmshme telefonike mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai vuri në dukje se mes dy vendeve nuk ka dallime në opinione për sa i përket çështjes së Idlibit, ndërsa shtoi se “Duhet të vendosim armëpushim në këtë rajon. Sulmet ndaj zonave ku ndodhen ushtarët rusë, përfshirë edhe Hmeymimin dhe Idlibin, duhet të ndalen”.

Zëdhënësi i Kremlinit i bëri një vlerësim edhe çështjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, ndërsa shtoi se “Marrëveshja është ende në fuqi dhe në fazën e zbatimit. Turqia disa herë konfirmoi angazhimin e saj në këtë marrëveshje”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka vënë theksin në nevojën e rivendosjes sa më parë të armëpushimit në Idlib dhe të përqendrohet sërish në procesin e zgjidhjes politike./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne